Vjen edhe goli i dytë në takimin Sociedad – Barcelona

Futboll 13 Janar 2021 21:43

Real Sociedad është duke zhvilluar takimin gjysmëfinal të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, transmeton Insporti.

Barcelona është duke luajtur pa Lionel Messin, i cili ka një lëndimi nga ndeshja me Granadan, por ka arritur që të shënojë golin e parë me anë të Frenkie de Jong.

De Jong realizoi me kokë pas harkimit të Antonie Griezmann.

Real Sociedad ka barazuar shifrat në 1-1 në fillim të pjesës së dytë. Ishte De Jong ai i cili luajti me dorë në zonën e rrezikshme, dhe i saktë nga pika e bardhë u tregua Oyarzabal.

-->