Vjen goli i parë në “Wembely” – Chiesa me gol spektakolar

Futboll 26 Qershor 2021 23:05

Takimi mes Italisë dhe Austrisë që po zhvillohet në kuadër të 1/8 të finales së Kampionatit Evropian ka shkuar në vazhdime, shkruan Insporti.

Kur po zhvillohet minuta e 95’të e takimit, rezervisti Chiesa ka arritur ta shënojë golin e avantazhit për ‘Azzurrët’

Kujtojmë se, Italia arriti deri në këtë fazë pasi e mbylli Grupin A në vendin e parë me rekord perfekt, nëntë pikë të grumbulluara, shtatë gola të shënuar edhe asnjë të pësuar.

Në anën tjetër Austria ishte pjesë e grupit C, ku arriti të përfundojë në vendin e dytë me gjashtë pikë.

-->