Vjen nga Rusia, tjetër gjest në mbështetje të luftës: tani nga dy skuadra ‘qeveritare’…

Sporte të tjera 13 Mars 2022 19:28

Një javë, pasi gjimnasti rus Ivan Kuliak u shfaq në podium në Kupën e Botës në Doha me një “Z” në gjoks, një tjetër gjest pro pushtimit të Ukrainës ndodhi në një garë sportive ruse.

Këtë herë gjesti ishte kolektiv, para fillimit të një loje bandi, të njohur si hokej rus që luhet në një fushë më të madhe akulli, me 11 lojtarë. Ajo u organizua nga SKA Neftyanik dhe Dinamo Moskë, të enjten e kaluar në një ndeshje të kategorisë më të lartë të këtij sporti në vendin që drejtohet nga Vladimir Putin.

Të dy skuadrat kanë pasur lidhje prej disa vitesh me regjimet politike, që sunduan fillimisht Bashkimin Sovjetik dhe tani Rusinë. E para prej tyre është rezultat i bashkimit të germave, një akronim për Sporting Klube Army (klubi i ushtrisë) dhe Neftyanik, i mbështetur nga kompania që shfrytëzon naftën në Khabarovsk, qyteti në lindjen e largët, disa kilometra larg kufirit kinez, themeluar në vitin 1947.

Dinamo e Moskës, subjekti më i vjetër sportiv në territory rus, i cili vitin e ardhshëm do të festojë njëqindvjetorin e tij, konsiderohet si ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në ditët e luftës së ftohtë ishte i lidhur me KGB-në. Këtë të dielë të dyja skuadrat takohen sërish.

Două echipe din Rusia au format litera ”Z” pe gheață la un meci de bandy

-->