Vjen reagimi i Feronikelit pas humbjes të thellë nga Drita: “Humbje që nuk kapërdihet lehtë”

Futboll 12 Shkurt 2022 22:31

Feronikeli ka pësuar humbje të thellë nga Drita në hapjen e edicionit pranveror në BKT Superligë

Gjilanasit i mposhtën ‘Industrialistët’ me rezultat 7-0, teksa pas kësaj humbje këta të fundit nuk u prononcuan pas ndeshjes, shkruan Insporti.

Ata zgjodhën rrjetin social, Facebook për të reaguar, ku shkruan se duhet të përmirësohen, duke shtuar se ëndrrat e disa skuadrave të Superligës për t’i mposhtur me rezultat të thellë po bëhen realitet.

Njoftimi i plotë i klubit nga Drenasi:

Humbje që nuk kapërdihet lehtë

Feronikeli humbet ndeshjen e parë të këtij gjysmëstinori, me rezultat të thellë 7-0, si mysafir të FC Drita.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-0, kurse në pjesën e dytë, vendësit realizuan edhe katër gola të tjerë.

Një ndeshje ku djelmoshat tanë treguan se ju mungon eksperienca dhe fiziku për përballje të tilla, një ndeshje ku u panë karakteret ekipore të të dyja skuadrave.

FC Drita ishte dukshëm më e mirë dhe nuk hezitoi të tregojë forcën që ka në skuadër.

Ne na mbetet të përmirësohemi dhe të mos harrojmë që po luajmë në Superligë.

Tifozëve ju kërkojmë falje për këtë disfatë, por kriza jonë financiare, pamundësia për të krijuar ekip konkurrues, ka bërë që shumë ëndrra të skuadrave tjera të Superligës të fillojnë te realizohen me rezultate të tilla. 

Kujtojmë se, Feronikeli garën në Superligën e Kosovës po e vazhdon me futbollistët që kanë mbetur në ekip dhe me juniorët.

/Insporti.com

-->