Vjen reagimi i trajnerit Emery pas incidentit, tregon çka do të bëhet me Xhakën

Futboll 27 Tetor 2019 20:34

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka kritikuar kapitenin Granit Xhaka për përplasjen e tij me tifozët e klubit.

Xhaka u përplas me tifozët e Arsenalit në momentin kur Emery vendosi ta largojë nga loja në përballjen me Crystal Palacen.

Kapiteni duke u larguar nga fusha hoqi fanellën dhe nuk u ndal në bankinë, por shkoi direkt në zhveshtore.

“Ai ishte gabim, por do të flasim me të brenda për këtë situatë. Dua të jem i qetë, por, në të vërtetë, ishte gabim me atë veprim”, ka thënë Emery për BBC pas ndeshjes.

Arsenali në këtë përballje barazoi 2:2 edhe pse pati epërsinë prej dy golash.

Kujtojmë se edhe vetë trajneri Emery është në qendër të kritikave, në veçanti për marrëdhënien e tij me Mesut Ozilin.

-->