Vjen reagimi i Xhakës për barazimin në ‘Old Trafford’

Futboll 01 Tetor 2019 10:46

Granit Xhaka ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas barazimit 1:1 me Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’.

Xhaka, që u emërua kapiten i përhershëm këtë javë, e udhëhoqi ekipin drejt një barazimi të madh në kryendeshjen e xhiros së 7-të, për t’u ngjitur në vend të 4-t, shkruan Insporti

Ai u kritikua për një veprim të tij te pësimi i golit, derisa për këtë u deklarua edhe trajneri Unai Emery.

Ndërkaq, pamjet më pas e dëshmuan se reprezentuesi i Zvicrës në fakt nuk ishte fajtor.

27-vjeçari është shprehur krenar me paraqitjen e ekipit mbrëmë.

“Luftë e fuqishme mbrëmë në Old Trafford. Urime të gjithë ekipit për paraqitjen e fortë”, ka shkruar në Instagram, Xhaka.

Kujtojmë se Xhaka, që këtë javë mbushi 27 vjet, është kapiteni i nëntë i përhershëm i Arsenalit, që nga viti 2005. /Insporti.com/