Vlera e Rashicës në tregun e futbollit po bie dita ditës – ja rënja drastike e çmimit të lojtarit

Futboll 03 Qershor 2021 10:31

Vlera e yllit kosovar Milot Rashica, ka rënë dukshëm në tregun e futbollit, e krejt kjo ka ndodhur pas paraqitjeve të dobëta me Werder Bremen.

Milot Rashica ka pasur një sezon jo edhe aq të mirë me klubin gjerman, pasi ka shënuar pak gola dhe madje ka rënë edhe nga Bundesliga.

Në sezonin 2020/2021, Rashica zhvilloi 24 ndeshje me klubin duke shënuar vetëm 3 gola dhe duke dhuruar 5 asiste.

Golat e pakta të mesfushorit kosovar, nuk e ndihmuan Werder Bremen që të shpëtoi edhe këtë edicion nga rënia prej Bundesligës.

Aktualisht vlera e Milot Rashicës në treg është 12 milionë euro, sipas transfermarkt.

Në fillim të vitit 2020, Rashica kishte vlerë 35 milionë euro në treg dhe kërkohej nga shumë ekipe të mëdha, kurse tashmë i ka rënë vlera përgjysmë.

Kontrata e tij me Bremen skadon në Qershor të viti 2022, por që largimi i tij pritet të ndodhë më herët. Deri më tani skuadra që ka shfaqur interes është Aston Villa.

-->