Vlera e Vedat Muriqit pëson sërish rënie

Kombëtarja 14 Tetor 2021 18:56

Vlera e Vedat Muriqit në tregun e transferimeve ka pësuar rënie për një milionë euro.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve “Transfermarkt” sot ka bërë disa përditësime, teksa ka ndryshuar edhe vlerën e Muriqit.

Sulmuesi shtatlartë tani vlerësohet me 8 milionë euro, teksa në qershor vlera e tij ishte 9 milionë euro.

Reprezentuesi i Kosovës vlerën më të madhe e kishte arritur pas transferimit te Lazio nga Fenerbahce, ku në tetor të vitit të kaluar vlera e tij kishte arritur deri në 17 milionë euro.

Prizrenasi vlerën e njëjtë e kishte dhe në përditësimet e dhjetorit 2020, teksa në mars të këtij vlera e tij pësoi rënie në 14 milionë euro. 27-vjeçari vlerën prej 14 milionë eurove e kishte mbajtur deri në qershor, kur pastaj vlera e tij ra në 9 milionë euro.

Rënia për Vedat Muriqin ka vazhduar edhe me përditësimet e tetorit, kur sot (14 tetor) ai në treg vlerësohet me 8 milionë euro.

-->