Vlera marramendëse të industrisë së basteve në Shqipëri

Futboll 17 Shkurt 2018 13:51

Në raportin e UEFA-s për hetimet që po zhvillohen nga shtëpia evropiane e futbollit ndaj KF Skënderbeut përmendet edhe vlera e përgjithshme e industrisë së basteve sportive në Shqipëri. Raporti vlerëson se industria e basteve në Shqipëri realizon të ardhura vjetore deri në 150 milionë dollarë.

Raporti shkon tutje dhe përmend disa prej kompanive kryesore të basteve sportive si Euro Best, Star Bet, Top-Bast, SBO Bet, Baste-Live dhe tjera dhe lidhjet e këtyre kompanive me drejtuesit e klubit nga Korça.

Top Bast, një nga kompanitë më të mëdha të basteve sportive në Shqipëri me mbi 1 mijë pika bastesh në një vend me vetëm 2.8 milionë banorë, konsiderohet si kompania kyç në skemë. “Top-Bast është një kompani bastesh në Shqipëri dhe sponsor i Skënderbeut,” shkruhet në raport. Top-Bast ka shumë gjasa të jetë “maskë” për bastvënësin aziatik SBObet.

Bastet e vëna në internet me Top-Bast mund të kanalizohen në tregun Aziatik të basteve përmes SBObet, rrjedhimisht duke krijuar të ardhura më të mëdha,” vijon raporti.

Raporti i UEFA-s nënvizon se nëpërmjet harbimit Google Trend kanë analizuar baatet e preferuarat ë atyre që kanë vendosur ndeshjet e Skënderbeut në tiketat e veta dhe njëkohësisht lëvizjet e kuotave të ndeshjeve të Skënderbeut në bastet online.

EUFA po ashtu ka përdorur sistemin BFDS, i konfiguruara nga UEFA për parandalim të mashtrimeve dhe kurdisjeve të ndeshjeve.

Skënderbeu dyshimet për gjithsej 53 ndeshje të kurdisura, kurse vendimi i UEFA-s për hetimeve dhe raportimeve të inspektorëve të saj, pritet të shpallet muajve të ardhshëm.

-->