Vllaznia – Besa, përfundon me fitues

Futboll 05 Mars 2018 14:06

Ndeshja e Vala Superligës në futboll,  e javës së 21-të, e cila është dashur të zhvillohet të dielën, u luajt sot në stadiumin e qytetit të Ferizajit, në mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Besës së Pejës.

 

Takimi që përmbyll javën e 21-të në Vala Superligën e Kosovës, në mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Besë së Pejës, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0, raportin Insporti.com

Goli u shënua në përfundimin e ndeshjes, në minutën e 85-të përmes Mensur Livorekës.

Me gjithë fitoren e Vllaznisë, ajo përsëri mbeten në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë, kurse Besa po ashtu nuk ndryshon pozicion, duke ngelur e parafundit me 14 pikë.

Të dy skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë dhe kur kanë ngelur edhe 12 ndeshje deri në fund të kampionatit, tri ekipet e fundit, Flamurtari, Besa dhe Vllaznia duhet të luftojnë për secilin tre pikësh, në mënyrë që ta sigurojnë vazhdimin në Superligë.

Mirëpo duke parë formën e treshes së fundit, do të jetë shumë e vështirë që së paku dy nga këto skuadra t’i shpëtojnë largimit.

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Derisa po zhvillohen minutat e fundit të ndeshjes, në minutën e 85-të vendasit e Vllaznisë së Pozheranit kanë kaluar në epërsi.

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Takimi i cili kishte filluar në orën 13:00 dhe po zhvillohet në Ferizaj, pas 45-të minutave të para nuk ka sjell gola dhe rezultati është 0-0.

Formacionet zyrtare:

KF Vllaznia Pozheran

Arlind Gashi; Premton Isufi, Fidan Hasani, Kujtim Pantina, Sevdaim Tahiri; Armend Kastrati, Bashkim Idrizi, Elbasan Thaqi; Bergin Maliqi, Orhan Miftari, Mensur Livoreka.

KF Besa

Visar Haxhijaj; Florent Papuçi; Benjamin Rexhoviç; Mergim Rexhaj; Landrit Rama; Lumi Gashi; Donart Sheqerolli; Endrit Maloku; Fatmir Mollabeçiroviç; Leki Qorraj; Tihomir Zivkovic.

 

-->