Vojvoda bashkëlojtar me yllin e Shqipërisë

Kombëtarja 28 Korrik 2020 08:15

Atalanta i është rikthyer sërish çështjes për të blerë mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktualisht luan te Standard Liege në Belgjikë.

Sipas mediave italiane dhe belge, klubi bergamesk po vëzhgon disa lojtarë në Europë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

25-vjeçari kërkohej para disa muajsh dhe nga Torino, por me ecurinë fantastike të Atalantës në Europë dhe Itali, Vojvoda do të joshej më shumë për të luajtur për Gian Piero Gasperinin.

Nëse firmos me Atalantën, ai do të gjejë një tjetër shqiptar te “La Dea”, Berat Gjimshitin.

-->