Vojvoda flet për aventurën te Torino

Kombëtarja 21 Shkurt 2021 22:45

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur për skuadrën e Torinos, jetën në Itali dhe problemet të cilat ia ka shkaktuar infektimi me COVID-19.

Në një intervistë për “Duelin Sportiv” në RTV Dukagjini, Vojvoda ka thënë se është adoptuar mirë në Itali dhe ka pasur pritje të ngrohtë nga të gjithë.

E lehtë për të ka qenë se te skuadra e Torinos e ka gjetur portierin e Kosovës, Samir Ujkani.

“Besoj se ja kam nisur shumë mirë. Jam adoptuar shumë mirë me ligën italiane. Pasi ështe ndryshe nga Belgjika. Covidi më ka bërë probleme, pasi kam mbetur jashtë fushave tri javë. Ekipi më ka pritur shumë mirë. Më ka dashur trajneri, drejtori presidenti, nuk kam pasur asnjë problem. Këtu e kam pasur Samir Ujkanin, portierin tonë dhe ka qenë shumë lehtë për mu”, deklaroi Vojvoda.

“Jeta me COVID-19 në itali ka ndikuar sikur të gjithë. Unë jetoj vetë dhe nuk kam mundur ta shoh familjen për gjashtë muaj”, tregoi ai. /zeri.info/

-->