Vojvoda i emocionuar: Normal afër zemrës humbjen, me Spanjën shkojmë për fitore

Futboll 28 Mars 2021 23:03

Suedia ka mposhtur Përfaqësueses e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrrin” me rezultatin 0:3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton Insporti.com.

Pas ndeshjes mesfushori Hekuran Kryeziu, për mikrofonin e SuperSport Kosova deklaroi  se Suedia luajti topa të gjatë me Zlatan Ibrahimovic dhe ishte shumë vështirë ndaj tyre.

“Normal gat zemrës çdo humbje, në çdo ndeshje me Kosovën lujna një qind për qind, por sot nuk jena kanë në nivel. Nuk është pozita ime natyral, kur të shtin trajneri me lujt, nuk ka diskutim aty a s’je, ama jam munduar të dha maksimumin edhe në çdo ndeshje do të dha maksimumin. Është një rol i lartë kur luan me kësi kombëtare, dhe një gabim të kushton, lotjarët janë kualititav si Ibrahimovic, si ata që i ka pasur afër, në pjesën e dytë e kanë menaxhuar lojën. Na e kemi ditur këtë prej fillimit që grupi nuk ka qenë e lehtë, kur të vjen Kosova duhet me harru këtë edhe me shku gjithsesi për fitore, sepse është e mundshme, edhe e pamë rezultatin e Gjeorgjisë, edhe do të shkojmë për fitore”, deklaroi ai, transmeton Insporti.com.

Golat për Suedinë i shënuan Ludwig Augustinsson, Alexander Isak dhe Sebastin Larsson.

Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.

Në vendin e parë renditet Suedia me gjashtë pikë, ndërsa në të dytën Spanja me katër pikë.

Kosova më 31 mars do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës në Sevilla.  /Insporti.com/

-->