Vojvoda me postim interesant pas golit të djeshëm

Kombëtarja 25 Janar 2020 18:01

Vojvoda ka shënuar gol të bukur në Belgjikë, për ta ndihmuar Standard Liegen drejt fitores kundër Oostendes.

Standard Liege e ka mposhtur 2-1 mbrëmë Oostenden, duke rrëmbyer tri pikë të arta në kampionatin belg.

Më meritori për këtë fitore është mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Ai realizoi një gol të bukur në minutën e 80-të, për ta barazuar rezultatin në 1-1, pasi Standard Liege po humbiste.

Ky gol i shqiptarit u dha zemër vendasve që të gjejnë edhe njëherë rrjetën, atë të fitores me anë të Laifis në minutën e 89-të, për t’i rrëmbyer tri pikët në fund.

Vojvoda, te goli i barazimit, bëri disa lëvizje magjike, kombinime përfekte dhe në fund rezultoi me gol.

Sipas tij, kjo ndodhi pasi skuadra besoi deri në fund se mund të përmbysë rezultatin dhe të fitojë takimin.

“Fituesit kurrë nuk dorëzohen, ata që dorëzohen kurrë nuk fitojnë”, shkroi mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës në Facebook.

-->