Vojvoda me Torinon e mposhtën Sampdorinë
Futboll
30 Tetor 2021
23:05

Torino ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Sampdorisë, në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A.
Praet (17′), Singo (52′), Belotti (90+3′) realizuan për fitoren e torinezëve.
Ad. Silva në minutën e 67-të ndëshkohet me karton të kuq duke lënë me një lojtar me pak Sampdorinë.
Futbollisti nga Kosova, Mergim Vojvoda u inkuadrua në lojë në minutën e 53-të dhe nga Sofascore u vlerësua me notën 6.6
Torino zë vendin e 11-t me 15 pikë dhe Sampdoria është e 14-ta me 9 sosh.
/Insporti