Vojvoda nuk e duron testin e koronavirusit

Kombëtarja 30 Qershor 2020 15:01

Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda i është nënshtruar testit për COVID-19, si pjesë e protokollit të Standard Lieget, klubit ku ai luan.

Në një video të publikuar në rrjetin social, Vojvoda shihet duke “vuajtur” në këtë testim

Belgjika që prej “shpërthimit” të pandemisë me koronavirus ka vendosur të mos i vazhdojë garat e futbollit.

Me këtë rast, kampion i Belgjikës në futboll u shpall Club Brugge.

Para fillimit të edicionit të ri në Belgjikë, Vojvoda me shokë i janë nënshtruar testeve për COVID-19.

Për më shumë, pamjet ku mbrojtësi drenicas shihet duke u testuar mund t’i shikoni në videon e mëposhtme

-->