Vojvoda shkëlqen ndaj Sassuolos, vlerësohet lartë paraqitja e tij

Futboll 24 Tetor 2020 00:14

Mërgim Vojvoda ka qenë pjesë e skuadrës së Torinos për 62-të minuta në barazimin e arritur në udhëtim ndaj Sassuolës 3-3.

Madje, reprezentuesi i Kosovës ka asistuar në golin e parë të torinezëve në minutën e 33-të të ndeshjes, teksa Karol Linetty realizoi në portën e Andrea Consigli për 0-1.

Paraprakisht Vojvoda u ndëshkua me karton të verdhë, derisa e braktisi fushën 30 minuta para fundit të ndeshjes, pasi që u zëvendësua nga Wilfried Singo.

Pas përfundimit të ndeshjes Vojvoda u notua me notën 7.4 dhe vetëm futbollisti Andrea Belotti ishte më i notuar se ai me 8.8.

Kjo ishte pika e parë për Torinon këtë edicion nga katër ndeshjet e zhvilluara, ndërkohë e 11-ta për Sassuolën që ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelare në Serie A.

Sa i përket Vojvodës, asistimi i sotëm ishte i treti në Serie A këtë edicion.

Reprezetneusi kosovar është adaptuar mjaftë mirë në futbollin italian dhe tanimë është bërë një titullar i rregullt te Torino.

-->