Vojvoda: Sot jena të mërzitshëm, sepse nuk e kemi kryer punën që u desht me kry

Futboll 12 Tetor 2021 23:17

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të marrë as sonte fitore ndaj Gjeorgjisë dhe u mposht në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi Mërgim Vojvoda, i cili tha se nuk e kanë kryer punën që është dashtë ta kryejnë.

“Sot jena të mërzitshëm, sepse nuk e kemi kryer punën që u desht me kry” – tha Vojvoda.

“Nuk duhet shumë fjalë, duhet me punu, nuk duhet me fol, me shku ne Greqi me i marrë 3 pikë”- përfundoi ai.

Kujtojmë se, fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Ndryshe, ky ishte takimi i parafundit i Kosovës në kuadër të fazës së grupeve dhe këtë cikël e përmbyllë me ndeshjen ndaj Greqisë në nëntor.

/Insporti.com  

-->