Vojvoda tallet me Zenelin: “Ruju, ruju Arbër se….”

Futboll 30 Mars 2019 09:23

Përfaqësuesja e Kosovës nisi kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2020”, me barazim ndaj Kombëtares së Bullgarisë.

“Dardanët” nuk arritën të sigurojnë tre pikët e para në ndeshjen e parë të kualifikimeve duke barazuar me kombëtaren bullgare me rezultat 1:1.

Edhe në këtë ndeshje, përfaqësuesja jonë ishte dominuese por që fati i mungoi duks mos arritur të shënojnë golin e dytë.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi i zakonshmi, Arbër Zeneli, i cili vazhdoi me paraqitje briliante në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova para ndeshjes me Bullgarinë, zhvilloi një miqësore me Danimarkën, duke barazuar dhe në atë ndeshje, me rezultat 2:2.

Forma e lartë e futbollistëve të Bernard Challandes, ka bërë që atmosfera brenda skuadrës të jetë fantastike.

Një vide e publikuar në rrjetin social, Instagram, nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Zeneli shihen duke u argëtuar me video-lojën e famshme “Fortnite”.

 

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Vojvoda, e “ngacmonte” Zenelin duke i thënë: “Çfarë koncentrimi, ruju, ruju Arbër, se dhjetë sekonda me të hup koncentrimi….”, ndërsa reagimi i Zenelit ishte: “Ik, ik bre, ik”, transmeton Insporti.com.

Kosova dy ndeshjet e ardhshme për kualifikime do t’i zhvillojë në qershor, ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, që të dy ndeshjet si mysafire.

Kujtojmë se Kosova është në Grupin A, së bashku me Anglinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Republikën e Çekisë. /Insporti.com/

-->