Vojvoda titullar: Formacionet zyrtare, Torino – Inter

Futboll 14 Mars 2021 14:42

Interi do të kërkojë ta arrijë fitoren e tetë radhazi në përpjekje për ta fituar titullin e parë në Serie A pas më shumë se një dekade, kur të takohet sot me Torinon, për të cilën nga fillimi luan Mërgim Vojvoda.

Torino është nikoqir i Interit në Stadiumin Olimpik në Torino duke filluar në orën 15:00.

Skuadra e Antonio Contes ka udhëtuar drejt Torinos me synime të qarta, për ta vazhduar ecurinë mbresëlënëse në ligë, në kërkim të titullit të parë pas 11 vjetëve.

Derisa zikaltrit janë skuadra më në formë në ligë, Torino është duke përjetuar kohë të vështira dhe ndodhet në zonën e rënies nga liga.

Trajneri Davide Nicola përballet me disa mungesa, si Rincon dhe Singo. Te Interi mungon Arturo Vidal që është operuar ndërsa Christian Eriksen ndodhet në stol.

Në mungesë të Singos, nga fillimi do të luajë mbrojtës i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda. Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, është në stol si gjithmonë.

Formacionet zyrtare:

Torino:

-->