Vojvoda zhvilloi 89 minuta ndaj Interit, vlerësohet me këtë notë

Futboll 14 Mars 2021 17:22

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte nga minuta e parë në sfidën me Interin që përfundoi pak më parë, raporton Insporti.com.

Vojvoda zhvilloi 89 minuta për skuadrën torineze duke u vlerësuar me notën 6.0. Një paraqitje solide e mbrojtësit “dardan” ndaj një skuadre të fortë si e Interit që është lidere e Serie A.

Këta minuta të Vojvodës do të jenë shumë të vlefshëm për përzgjedhësin e Kosvoës, Bernard Challandes, pasi ai shihet si titullar i pa diskutueshëm për Kosovën në ndeshjet e këtij muaji.

Futbollisti më i mirë i ndeshjes që përfundoi me rezultatin 1:2, është argjentinasi Lautaro Martinez.

“El Toro” është vlerësuar me notën 8.0. /Insporti.com/

-->