Vokrri i kishte ‘premtuar’ Muriçit se David Silvan dhe Ikay Gundoganin do t’i bënte ‘kosovarë’

Kombëtarja 11 Qershor 2019 17:17

Gardiani’ i talentuar i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç, është shndërruar në një nga pikat më të forta të Kosovës.

Portieri i cili luan me skuadrën angleze Manchester City, ka debutuar me Kosovën në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve.

Ajo që bëri përshtypje në atë takim, ishte loja më këmbë e futbollistit me origjinë nga Mali i Zi.

Gramoz Vokrri, djali i ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, e ka zbuluar një fakt interesat me Muriçin pas ndeshjes me Azerbajxhanin, takim që përfundoi 4:0 në të mirë të Kosovës.

“Pas ndeshjes e kam bërë një bisedë private më të. Është futbollist i cili ka vetëbesim shumë të madh. Gjatë ndeshjes na ka frikuar në disa raste pasi ka qenë ndeshja e parë dhe ai ka luajtur shumë me këmbë. Ne ndoshta nuk ishim të përgatitur për këtë lojë. Ai ankohej se nuk po pasohej më shumë. Si në shaka, i thash se do t’ua bëjmë pasaportat David Silvas dhe Ikay Gundoganit për të luajtur me Kosovën”, ka thënë Gramoz Vokrri për ‘Dueli Sportiv’.

Muriç në portën e Kosovës ia ka zënë vendin Samir Ujkanit.