Volejbollistet në Itali fitojnë titullin dhe pozojnë tërësisht lakuriq (FOTO)

Volejboll 08 Maj 2019 19:49

Volejbollistet e skuadrës Imocoa e kanë mbrojtur titullin e kampionit të Italisë. Imoka në serinë finale të play-off-it, ashtu sikur edhe vitin e kaluar ka fituar ndaj Novaras, por këtë herë pa asnjë humbje, 3:0.

Ndeshja e tretë ishte dramë e vërtetë, por në fund skuadra e trajnerit Daniele Santarelli fitoi me rezultat 3:2 dhe iu gëzua titullit të tretë në historinë e saj.

Në vitin e kaluar, volejbollistja polake, njëherësh kapitene e skuadrës, Joana Wolos pati pozuar lakuriq me Kupë në dorë.

Sivjet, rrugën e saj e kanë ndjekur edhe bashkëlojtaret, të cilat së bashku janë fotografuar dhe foton e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

-->