Volejbollistja e Kombëtares shqiptare merr këtë iniciativë

Volejboll 27 Nëntor 2019 17:44

Listës së personave që po solidarizohen e mbledhin ndihma për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri i është shtuar edhe volejbollistja e kombëtares shqiptare Cindy Marina.

E zgjedhur Miss Universe Albania pak muaj më parë, ajo ndodhet në Amerikë ku dhe jeton e luan. Gjithsesi, ajo ka vendosur të krijojë një llogari për të mbledhur fonde, të cilat më pas do të shkojnë në llogarinë e shoqatës së bamirësisë “fundjavëndryshe”.

Bukuroshja shqiptare ka bërë apel në faqen e saj zyrtare “Facebook”, ku shprehet gjithashtu se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në Shqipëri. Marina shprehet se ndihmat financiare që do të mblidhen do të përdoren për ushqime e veshmbathje për personat e prekur nga tërmeti.

-->