Votohet lojtari më i mirë i huaj në histori të PL

Futboll 23 Mars 2019 17:43

Imagjinoni epokën e Premier Leagues pa lojtarë si Thierry Henry, Cristiano Ronaldo dhe Didier Drogba.

Liga më e popullarizuar në Evropë nuk do të ishte fenomen global siç është sot, pa lojtarët e huaj të cilët kanë luajtur në këtë kampionat, transmeton Insporti.

Nëse në Premier League do të luanin vetëm lojtarë nga Britania dhe Irlanda, kampionati do të ishte shumë më e mërzitshëm dhe shumë më i dobët sa i përket kualitetit.

Por kush është lojtari më i mirë i huaj në histori të Premier League?

FBL-ENG-PR-NEWCASTLE-CHELSEA

“BBC Sport” vendosi t’ua bëjë këtë pyetje lexuesve, derisa plot 250,000 persona votuan.

Fituesi, ndoshta aspak i befasishëm, është legjenda e Arsenalit, Henry.

Francezi, i cili shënoi 175 gola dhe 74 asistime në 258 paraqitje, mori 45% të votave, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me 45%.

Shikoni renditjen e plotë:

13. JAAP STAM | 0%
= 11. DAVID DE GEA | 1%
=11. PETR CECH | 1%
=7. VINCENT KOMPANY | 2%
=7. PATRICK VIEIRA | 2%
=7. NEMANJA VIDIC | 2%
=7. DAVID SILVA | 2%
6. PETER SCHMEICHEL | 5%
5. DIDIER DROGBA | 6%
4. SERGIO AGUERO | 8%
3. ERIC CANTONA | 12%
2. CRISTIANO RONALDO | 14%
1. THIERRY HENRY | 45%

-->