Vrasja e adoleshentit me ngjyrë në SHBA shkakton reagime edhe në ndeshjen e basketbollit në NBA

Basketboll 14 Prill 2021 13:04

Vrasja e një qytetari me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dielën e kaluar, i cili u vra nga një oficer policie, ka shkaktuar reagime të shumta.

Lojtarët e Minnesota Timberwolves dhe Brooklyn Nets kanë veshur bluza duke reaguar për vrasjen në fjalë.

“Liri dhe drejtësi për të gjithë”, shkruhej në bluzat e veshura nga basketbollistët.

Para takimit kishte edhe një minutë heshtje në nderim të Daunte Wright.

Image
Image

Kishte një heshtje prej lojtarëve para se Nets të mundnin Minnesota 127-97.

-->