Vrioni transferohet në Juventus?

Futboll 28 Janar 2020 20:43

Xhakomo Vrioni mund të transferohet në Juventus ditëve të ardhshmë, shkruan Insporti.com.

Vrioni, i cili është në pronësi të Sampdorias por i huazuar në Cittadella është shumë afër transferimit te kampioni italian.

Në artikullin e “Corriere dello Sport” thuhet se gjithçka ka përfunduar dhe se ditëve në vijim do të bëhet zyrtarizimi.

Vrioni fillimisht do t’iu bashkohet skuadrës së grupmoshës U-23.

Drejtuesit e Juventusit e pëlqejnë shumë Vrionin, dhe në ofertë kanë ofruar tre futbollistë të rinj.

-->