Vukshinaj në shtator ndeshet kundër argjentinasit Veron – këto janë detajet

Sporte luftarake 22 Gusht 2019 10:37

Boksieri kosovar i peshës së mesme Faton Vukshinaj më 14 shtator do të ndeshet në Basel të Zvicrës me argjentinasin Mateo Veron në një duel në tetë raunde.

Për Vukshinajn do të jetë një përballje mjaft e vështirë, duke marrë parasysh se kundërshtari është më lart në renditje se ai dhe vjen nga kategoria super e mesme.

Mateo Damian Veron

Vukshinaj, 28-vjeçar, vlerësohet një boksier me potencial, ndërsa ka 9 fitore në ringun profesionist dhe dy barazime.

Veron, 30-vjeçar, ka bilanc prej 28 fitoresh, 24 humbje e tri barazime.

Dueli i fundit i Vukshinajt ishte ai me boksierin nga Bregu i Fildishtë, Landry Kore.