Vulgare/Gjesti i Morata-s për tifozët e Barcelonës (Video & Foto)

Futboll 15 Mars 2018 14:11

Humbja e mbrëmshme e Chelsea-t nga Barcelona dhe eliminimi i tyre nga faza e çerekfinales, solli mjaft frustrim tek londinezët dhe kjo ndikoi në mënyra të ndryshme edhe tek lojtarët.

Megjithatë, njëri prej tyre, Alvaro Morata, pati konfrontim tjetër me tifozët e Barçes në “Camp Nou”, të cilin katalanasit nuk është se e kanë edhe aq për zemër, pasi sulmuesi spanjoll përveç se është i lindur në Madrid, ka qenë edhe lojtarë i ekipit mbretëror për pesë vite.

Morata u inkuadrua nga trajneri Conte në minutën e 67-të në vend të francezit Olivier Giroud dhe me t’u inkuadruar, gjatë një rivënie nga këndi, u dëgjuan të shara nga tribunat në “Camp Nou” në drejtim të tij, duke i thënë: “Madridistas, jeni bijë k..vash” dhe “Morata je shumë i dobët”.
Kurse 25 vjeçari reagoi ashtu që, u kap për pjesët intime dhe u drejtua kah tifozët. /Insporti.com