Vushtrria arrin fitoren e parë të sezonit, Drenica fiton derbin kundër Feronikelit

Drenica ka arritur fitoren e tretë si vendas këtë sezon, duke e mposhtur kampionin aktual, Feronikelit me rezultat minimal 1:0.
Golin e fitores e shënoi Qemail Elshani në minutën e pestë të ndeshjes pas një asisti të bukur nga Përparim Osmani.
“Nikli” nuk pati ndonjë mundësi të mirë për të barazuar rezultatin edhe pse në fushë ishin Kastriot Rexha dhe Mendurim Hoti.
Me këtë fitore Drenica do të mbetet në pozitën e shtatë por me 17 pikë, vetëm dy më pak se sa Feronikeli që ka 19 në pozitën e gjashtë.
Vushtrria ka marrë fitoren e parë këtë sezon duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1:0.
Ish kampioni i Kosovës nën udhëheqjen e Fitim Llapashticës mposhti skuadrën llapjane me golin e Eri Lamçja, i cili shënoi në minutën e 26 golin.
Pas kësaj fitore vushtrriasit renditet në pozitën e 11-të me nëntë pikë, ndërsa Llapi bën një hap prapa në luftën për kreun e tabelës duke pësuar humbjen e dytë radhazi.
Llapi mbetet në pozitën e pestë me 20 pikë. /Insporti.com/
Drenica 1:0 Feronikeli
Mbyllet ndeshja
77′ Princ Balde (DRE) gjuan me kokë por përfundon mbi portën e Smakiqit (FER)
70′ Zëvendësim te Drenica: Shkëlzen Lushtaku inkuadrohet në vend të Diar Prokshit.
68′ Mendurim Hoti gjuan me kokë por përfundon jashtë portës
64′ Zëvendësim te Drenica: Armend Abazi inkuadrohet në vend të Hysen Tahirit.
62′ Zëvendësim te Feronikeli: Haxhi Neziraj inkuadrohet në vend të Astrit Fazliut.
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
25′ Pas konsultimeve të Tahir Lushtakut me tifizët e Drenicës rinisë ndeshja.
20′ Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Kreshnik Vula ka ndalur ndeshjen për shkak të fyerjeve në kore nga tifozët e Drenicës. Trajneri Lushtaku diskuton me tifozët
15′ Mendurim Hoti (FER) rrezikoi me një goditje nga krahu i majtë, por ishte goditje e lehtë për portierin Arion Ymeri (DRE)
14′ Diar Prokshi nuk tregohet i saktë nga afërsia, mundësi e mirë për vendasit
11′ Kastriot Rexha e goditi me ‘këpucë’ mbrojtësin e Drenicës, Princ Balde por gjyqtari Kreshnik Vula vendos ta falë sulmuesin e “Niklit”.
8′ Qemail Elshani (DRE) tenton me vollej por jashtë portës së Smakiqit (FER)
Qemail Elshani shënon për epërsinë e Drenicës kundër Feronikelit
Gepostet von Insporti am Samstag, 26. Oktober 2019
4′ Gol. Drenica kalon në epërsi ndaj Feronikelit me golin e Qemail Elshanit
Nis pjesa e dytë
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Drenica:Ymeri, Balde, Sykaj, Tahiri, Bardhi, Hamiti, Bejta, Harmon, Prokshi, Elshani, Osmani. Kryetrajner: Tahir Lushtaku
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Thaqi, Hoti, Fazliu, Da Silva, Morina, Islami, Rexha, Krkotic, Hoxha. Kryetrajner: Dejan Vukiçeviq
Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Visar Kelmendi, Gëzim Mehmeti, Gramos Shala
Vushtrria 1:0 Llapi
Mbyllet ndeshja
74′ Benjamin përjashtohet nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë
65′ Zëvendësim te Llapi: Enis Zabërgja inkuadrohet në vend të Behar Maliqit.
65′ Zëvendësim te Vushtrria: Vinicius De Souza inkuadrohet në vend të Bashkim Shalës
57′ Bunjamin Emini (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!
54′ Mërgim Pefqeli (Llap) gjuan me volej, por pret Petrit Tahiri.
52′ Behar Maliqi (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!
50′ Mërgim Pefqeli (Llap) gjuan bukur me kokë, por shtylla pingule i mohon golin.
Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
44′ Ledion Muçaj godet shtyllën por mbrojtja e Llapit largon rrezikun
26′ Eri Lamqja ka shënuar për golin e epërsisë ndaj Llapit
Eri Lamqja ka shënuar për Vushtrrinë për rezultatin 1:0
Gepostet von Insporti am Samstag, 26. Oktober 2019
19′ Kastriot Selmani gjuan bukur me të majtën, por pa problem për Tahirin (VUSH)
9′ Labinot Osmani (LLAP) nuk arrin të shënojë në portën e zbrazët pas një pasimi të bukur nga Mentor Zhdrella (LLAP)
Nis ndeshja
Formacionet zyrtare:
Vushtrria: Tahiri, Izmaku, Halimi, Maxhuni, Hoxhaj, Muçaj, Gavazaj, Zabërgja, Shala, Lamçja, Gashi. Kryetrajner: Fitim Llapashtica
Llapi:Ademi, Husiç, Prençi, Mujkiç, Emini, Ramadani, Maliqi, Zhdrella, Pefqeli, Selmani, Veliu. Kryetrajner: Tahir Batatina