Vushtrria bënë të ditur sa do të përfitojë nga shitja e Rashicës

Futboll 20 Shkurt 2018 09:05

Dje ishte bërë e ditur se klubi i Vushtrrisë do të përfitonte një shumë të caktuar parash nga shitja e Milot Rashicës nga Vitesse tek ekipi gjerman i Werder Bremen.

Werder para pak javësh e kishte blerë kartonin e Rashicës për 7.5 milion euro dhe flitej se Vushtrria do të përfitonte një përqindje nga kjo shitje, ku ish-futbollisti i kësaj skuadre Shukri Asllani kishte thënë se klubi kosovar do të përfitonte diku rreth 300 mijë euro.

Mirëpo, më pas doli komunikata nga ekipi i Vushtrrisë, të cilët bënë të ditur detajet e marrëveshjes dhe cila do të jetë përqindja që ish-skuadra kosovare e Rashicës do të përfitoj, e po ashtu sa do të jetë ajo në para.

Më poshtë mund të shihni komunikatën e plotë, që skuadra e Vushtrrisë e bëri përmes faqes së tyre në Facebook. /Insporti.com

-->