Vushtrria e pëson keq nga komisioni disiplinor

Futboll 04 Shtator 2019 13:46

Komisioni Disiplinor i FFK-së, ka publikuar vendimet e xhiros së tretë në Superligë.

Skuadra e vetme ndaj të cilës kishte inicim disiplinor ishte Vushtrria.

KD ka vendosur ta dënoi me 1 mijë euro klubin vushtrrias për dështim në organizimin e ndeshjes ndaj Trepçës 89.

Njoftimi:

Ndeshja;  FC “ Vushtrria “ – KF “ Trepça 89 “

Stadiumi “ Ferki Aliu “ , Vushtrri

Datë, 25.08.2019

FC “ VUSHTRRIA “  nga Vushtrria, për sjellje të gabuara  të spektatorëve  të saj  duke hedhur sende të palejuara  në fushën e lojës , në bazë të Nenit   50 paragrafi 1 pika 3 dhe  neni  10 paragrafi 2 pika 1  të Rregullores  Disiplinore , denohet me ;  1000.00 euro (njëmijë ) .

-->