Vushtrria krenohet me ‘djelmoshat e artë’ që ia dha Kosovës

Futboll 12 Mars 2019 15:58

Milot Rashica dhe Florent Hasani janë grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme që do t’i zhvillojë në mars.

Kosova fillimisht më 21 mars do ta zhvillojë miqësoren me Danimarkën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe pas katër ditëve do të nis fazën e kualifikimeve për Euro2020, ndaj Bullgarisë.

Rashica dhe Hasani ishin pjesë e Vushtrrisë në vitin kur ekipi u shpall kampion.

Mirëpo, ndryshe nga Rashica, Hasani pati hapësira më pak në formacion.

Ftesa e Bernard Challandes ka bërë që Vushtrria të krenohet me lojtarët që ia dha Përfaqësueses së Kosovës, transmeton Insporti.com.

Klubi nga Vushtrria nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar më të mirën për Rashicën dhe Hasanin.

“Zyrtare: Florent Hasani ftohet nga Kosova. Se kjo fanel peshon rëndë! Se Vushtrria ka me çka të krenohet!

Dy ish kampionet tanë se bashku në qëllimin madhorë për të mbrojtur ngjyrat e shtetit të Kosovës”, shkruan Vushtrri. /Insporti.com/

-->