Vushtrria me zhveshtore të reja

Futboll 19 Shkurt 2020 17:22

Skuadra e Vushtrrisë në futboll mund të vuaj sa i përket rezultateve, megjithatë sot ajo ka marrë një lajm të mira sa i përket ndërtimit të infrastrukturës.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, Fatmire Cecelia ka njoftuar se në stadiumin “Ferki Aliu do të punohet në ndërtimin e zhveshtoreve dhe nyjeve sanitare në mënyrë që futbollistët të kenë kushte sa më të mira për punën që bëjnë.

“Duke e ndier përgjegjësinë që kemi ndaj qytetarëve, po provojmë të bëjmë sa më shumë që mundemi për qytetin tonë, për Vushtrrinë tonë. Jam e lumtur që po e përurojmë sot realizimin edhe të një projekti të rëndësishëm për sportin vushtrrias. Pra, po përurojmë realizimin e projektit për ndërtimin e zhveshtoreve dhe nyjeve sanitare, në stadiumin “Ferki Aliu”. Sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë, andaj ndaj tyre jemi borxhli çdoherë. Sportistë, i gëzofshi këto projekte!”, ka shkruar Fatmire Cecelia.

-->