Vushtrria në ‘krizë’, i largohet një tjetër futbollist

Futboll 04 Janar 2020 18:53

KF Vushtrria është në ‘krizë’ të madhe pas përfundimit të pjesës së parë të kampionatit, shkruan Insporti.com.

Vushtrrias pas formës së dobët në kampionat, është duke u përballur me një stuhi largimesh të futbollistëve nga klubi.

Futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin është Ledion Muçaj. Muçaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur largimin e tij nga Vushtrria.

“Për arsye moskorrektësie, prej sot jam lojtar i lirë”, ka shkruar Muçaj.

Nga Vushtrria deri më tani janë larguar Qëndrim Gashi, Eri Lamçja dhe Klevis Lushtaku.

 

Ai ishte transferuar në afatin kalimtar të verës pas gjashtë muajsh të kaluar te Ballkani dhe gjashtë të tjerë te skuadra e Gjilanit.

27 vjeçari më parë ishte pjesë e Bylysit të Ballshit, Besës së Kavajës dhe Apolonisë së Fierit.

-->