Vushtrria nuk e harron Rashicën – kjo është mirënjohja për yllin e Werderit

Kombëtarja 16 Qershor 2019 18:42

Milot Rashica, tashmë është një nga lojtarët më të mirë shqiptarë në Evropë – por fillimet e karrierës i pati në Kosovë.

Fillimisht ishte tek shkolla e futbollit FC Kurda, kurse më pas kaloi tek klubi i Vushtrrisë, ku në sezonin 2013/14 e fitoi titullin kampion në Superligë.

Rashica më pas kaloi tek Vitesse në Holandë, paras e të kalonte në Bundesligë te Werder Bremeni, ku po tregon formë të jashtëzakonshme.

Klubi i Vushtrrisë fitoi 100 mijë euro nga transferimet e Rashicës dhe kjo ndihmoi sado pak klubin që të përforcohet dhe të hyjë në Superligë për edicionin 2019/20.

Presidenti i klubit, Naser Imeri nuk e ka harruar Milot Rashicën dhe gjatë ditës së sotme i ka dhuruar atij mirënjohje për kontributin e dhënë për klubin e tij dhe imazhin e Kosovës.

Ky është njoftimi në faqen zyrtare në Facebook:

“Sot i dhurova mirënjohje për kontributin dhe imazhin e dhënë për klubin tonë, krenarisë së Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës – Milot Rashicës.
Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoj një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetsoj punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Werderit.
Këto para të Milotit u shfrytëzuan për sezonet 2017 dhe 2018 ku President i klubit isha unë, dhe rezultoi edhe arritja e synimit tonë Superligës.
Faleminderit Milot që na bënë krenar dhe jep kontribut të madhë për Vushtrrin e Kosovën.
I arritësh majat e futbollit botrorë.
I juaji
Naser Imeri”. /Insporti.com/