Vushtrria shkarkon ish asistentin e Contes

Futboll 22 Tetor 2019 17:13

KF Vushtrria ka shkëputur kontratën me trajnerin italian, Antonio Toma, shkruan Insporti.com.

Në bankinën e Vushtrrisë sot në ndeshjen ndaj Feronikelit ishte ndihmëstrajneri, Fitim Llapashtica.

Insporti kishte raportuar ekskluzivisht për marrëveshjen e Tomës me ish kampionin e Kosovës.

Toma ishte rrëfyer për Insportin në një intervistë ekskluzive duke deklaruar se ka refuzuar Interin për të drejtuar Vushtrrinë.

“Menaxheri im ishte këtu në Prishtinë për biznes dhe gjatë një takimi me presidentin, presidenti i kishte thënë se i duhej një trajner, ai më ka propozuar mua. Unë kur u njoftova për ofertën e Vushtrrisë, isha duke e shqyrtuar edhe ofertën e Interit për t’iu bashkuar stafit të Antonio Contes, por nuk u mendova gjatë dhe bëra gati valixhet për të udhëtuar drejt Kosovës, pasi më ka pëlqyer idea që të udhëheqi një skuadër si kryetrajner”, kishte deklaruar Toma për Insportin.

Ekskluzive: Antonio Toma rrëfen të gjitha për karrierën e tij – refuzova Interin për Vushtrrinë

 

 

Strategu italian drejtoi skuadrën e Vushtrrisë për shtatë xhiro. Në Superligë debutoi me fitore, duke e mposhtur Ferizajn në udhëtim.

Bilanci i tij ishte katër humbje, dy barazime dhe një fitore.

Kryesia e klubit të Vushtrrisë ishte në bisedime me trajnerin e njohur Bylbyl Sokoli, megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete. /Insporti.com/

-->