Vushtrrisë i takon ndeshja e parë

Superliga 11 Maj 2019 21:24

Vushtrria ka shënuar fitore të re ndaj Prishtinës, këtë herë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play off-it në Superligën e femrave.

Ndeshja e luajtur të shtunën në Vushtrri ka përfunduar me rezultat 26:19 për skuadrën vendase. Pas pjesës së parë rezultat ishte 12:11.

Vushtrria ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në të tretin.

Kelmendi me 8 gola ishte më efikasja te Vushtrria të shtunën.

Te Prishtina 5 herë realizoi A. Stagova.

Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Prishtinë./Insporti