Wanda Nara flet për pavarësinë nga burri dhe intimitetin

Futboll 11 Janar 2019 17:39

Wanda Nara, bashkëshortja e Mauro Icardit ishte në qendër të shumë polemikave social pasi zbuloi se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e kapitenit të Interit, Mauro Icardi, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën “Regia”, duke treguar pjesë pikante të jetës private.

“Për mua, të jesh kurajoz do të thotë të bësh gjithçka të pëlqen, duke u përballur me rreziqet që sjell. Të kesh guxim do të thotë të bësh edhe gjërat që më mirë beson, vendos apo ndryshon jetën tënde, edhe pse e di se mund të ketë pasoja”.

“Më ka pëlqyer gjithmonë që të punoj, e pavarur dhe jo e varur nga ndonjë burrë. Diçka si edhe tani në botën e futbollit. Nuk jam vetëm grua e një futbollisti, duhet të mbaj pavarësinë time ekonomike”.

Wanda shpjegon edhe se është maniake për rrjetet sociale dhe tashmë ka punësuar dikë, pasi ka shumë kërkesa dhe punë, ndërsa tregon si e kalon kohën e lirë. “Më pëlqen të kërcej, kam një mësues, marr leksione dhe më pëlqen muzika, të zbavitem, sepse dua të harroj gjithçka që të lodh”.

Në fund, seksi… “Më duket esencial në jetën time si çift. E konsideroj të rëndësishëm sepse ndryshe nuk ndihesh mirë me partnerin”.

Por, a ka fantazi Wanda? “E vërteta është që nuk kam fantazi për të realizuar. Jam person me ankth. Nëse dua të bëj diçka, nuk pres”.