Wanda Nara ish të dashurës tjetër të Icardit: Ndoshta jeni motra me China Suarez, kam akoma dyshim

Sportbizz 23 Tetor 2021 10:51

“Wandagate” vijon me seri te tjera, që prej 3-4 ditësh ushqejnë mediat botërore. Interesi duket i madh për historinë e turbullt midis Wanda Nara, Mauro Icardi dhe Eugenia China Suarez.

Tradhtia e ish-kapitenit të Interit tërheq shumë vëmendje, ashtu si lufta e hapur që ka nisur tashmë, edhe publikisht, gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara.

Për ta komentuar këtë histori ka menduar edhe eskorta trans Guendalina Rodriguez. Kjo e fundit mburrej tashmë prej disa kohësh se kishte një lidhje me Mauriton. Risia është se ajo pretendon se ka pasur kontakte me futbollistin e PSG deri 20 tetorin e kaluar dhe se mund të provonte gjithçka.

Provat, ose disa pamje nga ekrani, të publikuara në Instagram në formën e postimeve, megjithatë, rezultuan të rreme. Kjo solli tërbimin e Wanda Nara. Në fakt, Guendalina kishte retushuar dhe madje keqpërdorur imazhin e një video-telefonate të vjetër mes Icardit dhe gruas së tij.

Wanda Nara shpërtheu ndaj saj me fjalë të rënda: “Ti kurvë e ndyrë dëshiron të jesh grua, por nuk do të bëhesh kurrë. Nëse dëshiron do të të mësoj se si të krijosh portretin e një kurve fotografike më të mirë. Kërko famë diku tjetër (…), Mauro as nuk di për ekzistencën tuaj, shko laje *** nëse e ke keqpërdorur dhe pastaj përpiqu të prishësh një familje.

Kurvë me profesion të lirë, njësoj si China Suarez. Ndoshta jeni motra, kam akoma dyshimin e neveritshëm! *** e nënës suaj”. Pas këtyre mesazheve të dërguara nga Wanda në chat me Guendalina Rodriguez, kjo e fundit i është përgjigjur gjithçkaje publikisht, duke shkruar: “Përshëndetje, tani do t’ju ​​tregoj se me çfarë elegance i kam marrë këto mesazhe”.

-->