Warriors arrijnë edhe një fitore kundër Rockets, Bucks triumfojnë ndaj Celtics

Basketboll 01 Maj 2019 09:33

Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka triumfuar edhe në takimin e dytë të serisë së “play-off”.

“Luftëtarët” kanë fituar para shikuesve të tyre në Oracle Arena kundër Houston Rockets me rezultat 115-109.

Ndërkohë, fitore ka arritur edhe Milwaukee Bucks kundër Boston Celtics me rezultat të thellë 123-102.

Tashmë secila prej këtyre dyja ekipeve ka nga një fitore në këtë fazë të kampionatit amerikan të basketbollit.

Ndryshe, ndeshjet e radhët ndërmjet këtyre skuadrave zhvillohen ditën e diele (5 maj).