Warriors e Rockets vazhdojnë me fitore

NBA 08 Prill 2019 08:51

Golden State Warriors e ka shënuar edhe fitoren e pestë rresht, duke triumfuar në shtëpi ndaj LA Clippers me rezultatin 131:104, transmeton zeri.info

Stephen Curry ishte më meritori për fitoren e vendasve, derisa kontribuoi edhe Kevin Durant me 18 pikë, 7 asistime dhe 4 kërcime.

Ndërkohë, te Clippers më i dalluari ishte Landry Shamet me 17 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime.

Houston Rockets i është gëzuar fitores së gjashtë radhazi në shtëpi ndaj Phoenix Suns me rezultatin 149:113. James Harden me 30 pikë, 13 kërcime dhe 9 asistime, Clint Capela me 22 pikë, 13 kërcime dhe 4 asistime dhe Eric Gordon me 26 pikë ishin më të dalluarit në fitoren e Rockets. Te Suns më i dalluari ishte Jamal Crawford që realizoi 27 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime.

Rezultatet: Memphis – Dallas 127:129, Houston – Phoenix 149:113, Milwaukee – Atlanta 115:107, Boston – Orlando 108:116, New York – Washington 113:110, Golden State – LA Clippers 131:104, Portland Trail – Denver 115:108, Sacramento – New Orleans 129:133, LA Lakers – Utah Jazz 113:109.

 

-->