Warriors, një fitore larg finales së madhe

NBA 19 Maj 2019 08:20

Golden State Warriors e ka shënuar edhe fitoren e tretë ndaj Portland Trail Blazers dhe tani kryeson 3:0 në serinë e ndeshjeve finales të “Play-Off”-it të Konferencës Perëndimore.

Në ndeshjen e tretë, Warriors, të cilët tani janë vetëm një fitore larg kualifikimit në finalen e madhe, triumfuan në udhëtim me rezultatin 110:99.

Vendasit e filluan shumë më mirë takimin, duke krijuar një epërsi prej 13 pikësh pas pjesës së parë (66:53). Por, kampioni në fuqi i NBA-së arriti ta marrë veten në çerekun e tretë, të cilin e mbylli me rezultatin 29:13.

Ndërkohë, fitoren e vulosi në çerekun e katërt me rezultatin 28:20. Stephen Curry shkëlqeu për Warriors, duke realizuar 36 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, derisa Draymond Green kontribuoi me 20 pikë, 13 kërcime dhe 12 asistime.

Në anën tjetër, te vendasit më i dalluari ishte CJ McCollum me 23 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime.