Warriors nuk ndalen, fiton edhe Oklahoma City

Basketboll 28 Mars 2019 13:02

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors ka vazhduar të triumfoj në stilin e kampionit disa xhiro para fillimit të sezonit të “play-off” në NBA.

“Luftëtarët” kanë triumfuar si mysafirë në palestrën “FedExForum” të skuadrës së Memphis Grizzlies me rezultat 118:103.

Çereku i dytë dhe i fundit ishte fatal për vendasit, ku mysafirët treguan se përse janë favoritë kryesor të mbrojnë titullin.

Basketbollistët më efikas te Warriors ishin Stephen Curry dhe Kevind Durant, ku secili ka shënuar nga 28 pikë gjersa i pari shtoi edhe dhjetë kërcime.

Te Grizzlies më i miri ishte Jonas Valaciunas me 27 pikë dhe 13 kërcime gjersa Mike Conley shtoi 22 pikë.

Pas kësaj, Golden State mbetet në pozitën e parë të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore gjersa Memphisi është në vendin e 13-të.

Rezultatet tjera:

Chicago 98:118 Portland

Oklahoma 107:99 Indiana

Phoenix 121:124 Washington

Utah 115:100 L.A. Lakers