Warriors – Raptors, barazohet seria e finaleve

Basketboll 03 Qershor 2019 10:34

Golden State Warriors ka barazuar serinë finale në NBA, duke fituar ndaj Toronto Raptors.

Kampionët në fuqi të NBA arritën të triumfonin me vështirësi 104-109, duke barazuar serinë 1-1, çka u jep avantazh për dy takimet e radhës që do të zhvillohen në Oakland.

Skuadra e drejtuar nga Steve Kerr ia doli përballë kampionëve të Lindjes edhe pa Kevin Durant, që vazhdon të qëndrojë i lënduar, por shqetësuese mbetet gjendja fizike e Klay Thompson, që u largua nga parketi me probleme.

Raptors e nisën mirë takimin, duke kryesuar madje deri +12 pikë në mesin e çerekut të dytë, por edhe në këtë rast diferencën e bëri përgatitja psikologjike e kampionëve në fuqi, që arritën të kthenin lojën në krahun e tyre dhe falë një trepikëshi të Iguodalas 6 sekonda para rënies së sirenës, që e çoi rezultatin 104-109, shuan shpresat e vendësve për të marrë fitoren e dytë në shtëpi.

Spikati për Raptors edhe në këtë takim Kawhi Leonard me 34 pikë, 3 asiste dhe 14 kërcime, fatkeqësisht pa mundur t’i gëzohej fitores, ndërsa për Warriors më të mirët rezultuan Klay Thompson dhe Stephen Curry, me 25 respektivisht 23 pikë./Insporti