Watford 0:1 Arsenal – notat e Xhakës e Mustafit

Futboll 15 Prill 2019 23:40

Arsenali ka shënuar fitore të vështirë, me rezultat minimal në udhëtim te Watfordi.

Në kuadër të xhiros së 33-të të Premierligës, ‘Topçinjtë’ nuk kanë gabuar ndaj Watfordit që për 80 minuta ishte me 10 lojtarë, shkruan Insporti

Goli i Pierre-Emerick Aubameyang i shënuar në minutën e 10-të të ndeshjes pas gabimit trashanik të portierit vendas, Ben Foster, i solli tri pikë të mëdha mysafirëve.

Të dy shqiptarët, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi ishin titullarë, dhe dhuruan paraqitje dinjitoze.

Më poshtë keni notat e lojtarëve nga kjo përballje. /Insporti.com/