Watford 2:2 Arsenal – ja kush ishte më i dobëti i ndeshjes

Futboll 15 Shtator 2019 19:42

Arsenali ka lëshuar fitoren nga duart, pasi u ndal në barazim 2:2 në udhëtim nga Watfordi.

Skuadra e Emery përkundër dy golave nga Aubameyangu në pjesë të parë, i pësoi dy gola në pjesën e dytë.

Të dy këto gola erdhën si pasojë e gabimeve trashanike të dy qendërmbrojtësve, Sokratis e David Luiz.

Ishte pikërisht greku ai që mori vlerësimin më të dobët, 5.9, kurse vlerësime negative morën edhe Matteo Guendouzi e David Luiz, sipas faqes së statistikave SofaScore.

Vlerësimet e lojtarëve mund t’i shikoni më poshtë. /Insporti.com/