Watford e zëvendëson Ranierin me një super trajner

Futboll 25 Janar 2022 21:00

Skuadra nga Premierliga angleze, Watford shkarkoi Claudio Ranierin vetëm tre muaj e gjysmë pas shkarkimit të Xiscos, transmeton Insporti.

Teksa, ditën e sotme, Watford njoftoi në faqen e tyre të internetit ardhjen e Roy Hodgson në stol.

Trajneri i mirënjohur anglez zë vendin e italianit Claudio Ranieri i cili u largua pak ditë më parë pas vetëm disa muajsh.

Eksperienca e trajnerit italian nuk ka mundur të mbajë një ekip në rënie të lirë. Njëmbëdhjetë humbje, një barazim dhe vetëm dy fitore janë bagazhi i tyre i dobët. Diçka që tregon se ndryshimi nga spanjolli Xisco Muñoz , i cili u promovua në skuadër, por u shkarkua për mungesë eksperience, ka qenë kundërproduktiv. Ai e la skuadrën jashtë rënies dhe tani është afër fundit. 

-->