Wenger dhe Arsenal synojnë triumfin në Europa League

Futboll 13 Prill 2018 08:44

Skuadra e Arsenal e siguroi mbrëmë kalimin e saj në gjysmëfinale të Europa League, pasi eliminoi ekipin rus CSKA Moscow, me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Trajneri francez i “Topçinjve”, Arsene Wenger, për të cilin ka zëra se mund të largohet në fund të këtij sezoni nga “Emirates”, është deklaruar pas kualifikimit të mbrëmshëm të skuadrës londineze.

Ai për “BT Sport” tha se fillimisht lojtarët e tij në pjesën e parë, ndoshta kanë qenë pak të habitur nga intensiteti i lojës dhe nuk ishin plotësisht në garë.

“Ata shënuan dy gola dhe Ignashevich kishte një shans për të shënuar golin e tretë dhe ne e gjetëm veten në fije të perit dhe ishim në telashe në pjesën e parë. Mirëpo, pastaj patëm një kundërpërgjigje të mirë dhe filluam të organizoheshim shumë më mirë në pjesën e dytë. U transferuam në pesë mbrojtës dhe ishim më të qëndrueshëm dhe nuk dhamë aq shumë mundësi për kundërshtarin”, tha Wenger.

“Nuk ishte plani që të mposhtemi. Mendoj se kemi humbur disa lëvizje për të qenë në dispozicion për bashkëlojtarët tanë, nuk kemi fituar duele, kështu që ishte e vështirë”.

“Ne duhet të kemi më shumë besim në lojën tonë, pasi është një garë e madhe për ne, sepse është shansi ynë i fundit për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, përfundoi deklaratën e tij Arsene Wenger. /Inpsorti.com

-->