Wenger hedh dyshime mbi Superligën, jep deklaratën e fortë

Futboll 19 Prill 2021 16:06

Të dielën mbrëma futbolli evropian ka ndryshuar përgjithmonë. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA kanë marrë një goditje të fortë, raporton Insporti.com

Ish menaxheri i Gunners, Arsene Wenger, i cili ka rol në FIFA, ka thënë se çdo projekt që kërcënon “unitetin” e futbollit do të kundërshtohet.

Ëenger e konsideron propozimin e Superligës të 12 skuadrave kryesore në futbollin evropian si një “ide të keqe” dhe thotë se “nuk do të shkojë shumë larg” pasi kërcënon “unitetin” e lojës.

“Absolutisht ne duhet të luftojmë për ta mbajtur futbollin të thjeshtë, të kuptueshëm dhe të bazuar në merita dhe të gjithë kanë të njëjtin shans dhe ëndërrojnë të jenë të suksesshëm.”

“Unë besoj, personalisht, se kjo ide nuk do të shkojë larg”-përfundoi Ëenger.

Arsenali është mes atyre që janë regjistruar, si pjesë e ‘Big Six’ të Premier League, me tre skuadra nga Italia dhe po aq nga Spanja. /Insporti.com

-->